Çuditet Ahmeti sesi nuk u informua nga Qeveria për masat e reja që përfshinë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur çudinë e tij sesi nuk u informua ai si kryetar i Prishtinës që kryeqyteti do të përfshihet në masa të reja.

Çuditet Ahmeti sesi nuk u informua nga Qeveria për masat e reja që përfshinë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Qeverisë për cenzurimin e lëvizjes në Prishtinë nga ora 21:00.

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Pas 178 rasteve raportuara të shtunën me coronavirus dhe rritjes së vdekjeve, Qeveria Hoti ka marrë vendim për masa  të reja. Në katër qytete nuk mund të lëvizet nga ora 21:00, ndërsa poashtu edhe kafiteritë nuk do të funksionojnë nga ora 21:00 përpos “Take Away”.

Shpend Ahmeti ka qenë shumë aktiv sa i përket menaxhimit të pandemisë në Komunën e Prishtinës, madje ai disa herë ka propozuar edhe ide për tejkalimin e kësaj situate. /Insajderi.com/