
Koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së, siç duket e ka hidhëruar tej mase edhe artistin e madh, Çun Lajçi, i cili vazhdimisht thuri poezi për Ramush Haradinajn sa ishte i ndaluar në Francë, duket se i shkuan huq. Të paktën kështu thotë ai. Madje thotë se ndihet i dëshpëruar.
“Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin. Komandant i Dukagjinit! Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash: ‘Kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza’, por nuk e paske pas kuptue!”, shkruan Çun Lajçi në profilin e tij në facebook.
“Tani Çakorrit e Kullës qysh tash po ua baj gjamën. Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku. Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari. A kështu paskan qenë edhe t’parët?”, vazhdon ai.
“Sa dëshpërim në këtë mëngjes Maji të vitit marroç 2017”, ka përfunduar ai./Insajderi.com