Jo vetëm Curri është i përfshirë në krim të organizuar, edhe djali i tij është përfshirë në krim. Indoks për herë të parë zbulon se edhe i biri i Currit nuk ka qëndruar larg kriminalitetit, madje ai është në arrati.
Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.
InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij. Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish.