Daci: Me Rugovën ndalëm faljen e tre mijë hektarëve tokë Maqedonisë

Daci: Me Rugovën ndalëm faljen e tre mijë hektarëve tokë Maqedonisë

Ish-kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, ka kritikuar koalicionin e kaluar PDK-LDK, duke e quajtur të paguximshëm kundrejt ndërkombëtarëve.

“Gjithmonë kur ka qenë koha për me i tregu muskujt, ata kanë dështuar”, ka thënë Daci.

Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka pasur mundësi të ndalet.

“Ka momente kur si udhëheqës duhesh me marrë vendime dhe nëse fatura është fuqishme. Po të kishte pas guxim ky koalicion i madh nuk do të kishe nënshkruar marrëveshjen për demarkacion”, ka thënë Daci në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Daci ka folur për kohën kur ai dhe ish-presidentin Rugova e kanë ndalur faljen e 3 mijë hektarëve tokë Maqedonisë.

“Kanë ardhur njerëzit më të fuqishëm nga Pentagoni për të bindur Rugovën për përcaktimin e vijës kufitare me Maqedoninë, por Rugova nuk ka pranuar”, ka thënë Daci në Personale.