Daçiq: Beogradi do të tregonte papërgjegjësi nëse tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit

Daçiq: Beogradi do të tregonte papërgjegjësi nëse tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit

“Do të ishte e papërgjegjshme që Beogradi të tërhiqte nënshkrimin e tij nga marrëveshja e Brukselit, megjithëse është e vështirë të kesh një marrëveshje që parashikon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e cila nuk respektohet”.

Kështu thotë Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili nënshkroi marrëveshjen tetë vjet më parë derisa ishte kryeministër i Serbisë, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për ‘TV K1’, Daçiq tha se Beogradi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje që mund të jetë logjike dhe e arsyeshme “për sa i përket zemërimit tonë sepse marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua”, sepse, sipas tij, kjo do të ishte e papërgjegjshme dhe theksoi se Serbia dëshiron të jetë një faktor konstruktiv.

Ai deklaroi se nuk ka dyshim se Catherine Ashton, nëse do të qëndronte në pozicionin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, e cila është nënshkruese në emër të BE-së, “do të impononte çështjen e përgjegjësisë sepse disa gjëra nga ajo marrëveshje nuk janë realizuar”.

Ai gjithashtu tha që Ashton përfaqësonte një autoritet të caktuar si në BE ashtu edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe se kishin “fatin e keq që u “ndryshua” praktikisht në fund të atij viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit”.

Daçiç u shpreh se Beogradi nuk humbi asgjë duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, sepse, siç thotë ai, negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE filluan pas kësaj.

“Ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit”, theksoi ai. /Insajderi.com