Daçiq: Borrell e di shumë mirë problemet tona, i dëshiroj shumë suksese

Para vizitës së përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Joseph Borrell në Beograd, ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se “Serbia është e gatshme që të vazhdojë me të bashkëpunimin të cilin e ka nisur me Catherine Ashton dhe se i dëshiron sukses në punë”.

Daçiq: Borrell e di shumë mirë problemet tona, i dëshiroj shumë suksese

“Ai i di shumë mirë problemet tona dhe i dëshiroj shumë suksese në punë, sepse suksesi i tij do të jetë  edhe i dobishëm për ne”, ka thënë Daçiq.

Borrell sot qëndron në vizitë në Kosovë prej nga do të udhëtojë në Beograd.

Nesër ai do të takohet me kryeministren Ana Bërnabiq, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile./Insajderi.com.