Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se deklaratat “bombastike” të politikanëve në Kosovë, janë të zakonshme para fillimit të dialogut me Serbinë, transmeton Insajderi.
Në një itervistë për ‘TV Pink’, Daçiq thotë se këto deklarata janë përpjekje për ta vendosur temën e dialogut në plan të dytë.
Daçiq tha se kështu ka qenë gjithmonë në Bruksel, kur fillojnë disa bisedime.
Sipas tij, Serbia është nën presion në mënyra të ndryshme dhe njëra prej tyre është se Bashkimi Evropian nuk ka rihapur asnjë kapitull.
“Ata kurrë nuk do të thonë se ata e lënë lidhjen tonë mënjanë dhe tani kemi një situatë ku nuk e dimë kur do të ndodhë”, tha ai. /Insajderi.com