fbpx

Daçiq: Dialogu me Kosovën është në koma, nuk dihet a do të ringjallet

Daçiq: Dialogu me Kosovën është në koma, nuk dihet a do të ringjallet

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Evropa nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, shkruan Insajderi.

Daçiq tha para medieve se ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndëron prapa saj ndërsa Prishtina zyrtare nuk po e mendon zbatimin e saj.

“Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet,” ka thënë Ministri i Jashtëm serb.