Nuk mund të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi pa u përmbushur detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të krijohet Bashkimi i Komunave me Shumicë Serbe.
Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vuri në dukje këtë përsëri gjatë takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe kështu bëri të ditur se Beogradi nuk ndryshon pozicionet e saj në dialog, por se ai do të insistojë në të”.
“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë të cilën, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”, ka deklaruar Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.
Ai ka ripërsëritur se nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve derisa të zgjidhet çështja e Asocioacionit.
“Për këtë nuk ka çfarë të bisedohet, këtë edhe ata e kanë nënshkruar, por edhe (shefja e atëhershme i diplomacisë së BE) Catherine Ashton. Ndoshta institucionet evropiane duhet të garantojnë diçka”, ka përfunduar me mllef Daçiq, pasi Serbia mori porosinë e qartë nga BE dhe SHBA për epilogun e bisedimeve./Insajderi.com