Daçiq e quan akt terrorist vrasjen e Ivanoviqit

Daçiq e quan akt terrorist vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur vrasjen e Oliver Ivanoviç “një akt terrorist që rrezikon stabilitetin jo vetëm në veri të Kosovës, por të gjithë rajonit”.

“Ne kërkojmë që policia të reagojë dhe të arrestojë autorët e këtij akti terrorist. Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Kosovë, “shtoi Daçiç, njofton agjencia e lajmeve Beta.

Lideri i Iniciativës Qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është vrarë në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10, pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ivanoviq është akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitet 1999 dhe 2000. /Insajderi.com