Daçiq falënderon Grenellin dhe Palmerin për përpjekjet e tyre për zgjidhje fer në mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “Beogradi është i gatshëm që të bashkëpunojë me SHBA në të gjitha fushat dhe se dëshiron të vazhdohet dhe të intesifikohet dialogu me Uashingtonin”.

Daçiq falënderon Grenellin dhe Palmerin për përpjekjet e tyre për zgjidhje fer në mes Kosovës dhe Serbisë

Daçiq, në një konferencë online të Kongresit të miqësisë serbo-amerikane, ka thënë se Serbia e falendëron emisarin special të presidentit të SHBA, Richard Grenell  dhe emisarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, “për përpjekjet e tyre për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit dhe fer të pranuar nga dyja palët”.

“Konsiderojmë se përveç të gjitha sfidat dhe barën të cilën e mban ky problem, dhe pozitat e ndryshme të cilat i kemi me SHBA, të githë duhet të tregojmë vullnetin politik për zgjidhjen thelbësore të çështjes së Kosovës pas përfundimit të kësaj krize”, ka thënë ministri serb.

Ai ka treguar për “përkushtimin e Beogradit për dialog” dhe ka pretenduar se “vullneti i Serbisë për zgjidhje të çështjes së Kosovës është parakusht për stabilizim të gjithë rajonit”./Insajderi.com.