Daçiq: Fjalimi i Kamberit dëshmon se Serbia i respekton pakicat

Daçiq: Fjalimi i Kamberit dëshmon se Serbia i respekton pakicat

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se fjalimi i deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, në parlamentin serb, mohon se Serbia është shtet i urrejtjes dhe dëshmon se ajo respekton të drejtat e pakicave, transmeton Insajderi.

Sipas Daçiqit, me këtë fjalim Kamberi ka rënë në kundërshtim me akuzat për diskriminim ndaj pakicave, shkruan Tanjug.

“Ai duke folur në shqip në parlament e kundërshtoi veten se Serbia është një shtet i gjuhës së urrejtjes dhe tregoi se ishte një shtet me një shkallë të lartë të të drejtave të pakicave kombëtare”, pohoi ai.

Daçiq i bëri këto deklarata pas akuzave nga deputetët e Lëvizjes Socialiste që Kamberi foli shqip në parlament. Ai ka thënë se kur ia jep fjalën dikujt nuk mund të vlerësojë se çfarë thotë, por se e ka të drejtën për të folur./Insajderi.com