Daçiq i nervozuar me Hotin: “Serbia ka një përgjigje për Prishtinën dhe gënjeshtrat e tyre”

Daçiq i nervozuar me Hotin: “Serbia ka një përgjigje për Prishtinën dhe gënjeshtrat e tyre”

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do të ketë një përgjigje për njoftimin e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha dje në Kuvend që Kosova nuk i ka ndaluar përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Ata gënjejnë gjatë gjithë kohës gjatë dialogut, gënjeshtra është baza e ekzistencës së tyre,” ka pohuar i nevrikosur Daçiq për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik.

Prandaj, ka deklaruar Daçiq “nuk befasohem nga deklarata e Hotit”.

“Menjëherë pas njoftimit të Grenel, ne thamë se nuk besonim që Prishtina do t’i përmbahej marrëveshjes, kështu që kjo nuk është surprizë për ne. Ata nuk duan asnjë marrëveshje apo kompromis, ata thjesht duan që Serbia të njohë Kosovën, “tha Daçiq.

Kreu i diplomacisë serbe deklaroi se një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme për Serbinë, duke theksuar se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, do ta kenë një përgjigje për Kosovën./Insajderi.com