Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se vlerëson lart dëshirën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel për të folur me presidentin serb, Ivica D" />

Daçiq jep detaje për takimin e Merkelit me Vuçiqin

Daçiq jep detaje për takimin e Merkelit me Vuçiqin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se vlerëson lart dëshirën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel për të folur me presidentin serb, Ivica Daçiq për rrjedhën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk e di saktë çfarë është biseduar, sepse nuk kam qenë i pranishëm, por në përgjithësi, ka pasur një dëshirë të Kancelares Merkel për të qenë e familjarizuar me rrjedhën e dialogut dhe këtë e vlerësoj si pozitivisht”, ka thënë Daçiq.

Vuçiq dhe Merkel janë takuar në Paris me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.