Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se me të drejtë zemërohen me Izraelin pas marrëveshjes me Kosovën, njofton Insajderi.
Siç shprehet Daçiq, thotë se kjo vjen për arsye që e konsiderojnë Kosovën si “Jerusalem të tyre”.
“Ne kemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë”, tha ai në “Prva”.
Daçiq shtoi se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.
“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” tha Daçiq kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelir në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte raportet e mira Izrael-Serbi. /Indsajderi.com