Daçiq komenton raportin e Pentagonit për Serbinë

Në pyetje për konstatimet në raport të Pentagonit se po rritet ndikimi rus në Serbi dhe se prej ardhjes së Partisë Përparimtare Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit në pushtet Serbia është gjithnjë e më tepër në përqafim të Rusisë, Daçiq ka thënë se Serbia “po kërkon partneritete strategjike dhe përqafime vëllazërore”.

Daçiq komenton raportin e Pentagonit për Serbinë

“Krahët tona janë të hapura për përfaqësime, vetëm se mungojnë krahët të cilat do të na përqafonin neve”, ka thënë Daçiq në konferencë të përbashkët për gazetarë me zëvendës ministrin e jashtëm të Rusisë Aleksandar Grusko.

Ai ka shtuar se “Serbia nuk punon kundër askujt përveç për vete”, dhe se “nuk është bisht i askujt”.

Zëvendësi i ministrit të jashtëm rus Aleksandar Grusko ka thënë se si diplomat nuk e komenton tekstin të cilin nuk e ka lexuar./Insajderi.com.