Daçiq: Kosova është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, nuk pranojmë zgjidhje të imponuar

Daçiq: Kosova është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, nuk pranojmë zgjidhje të imponuar

Kryeparlamentari i Kuvendit të  Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Rusia është e njëjtit mendim se “Kosova dhe Metohija është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” dhe se nuk pranojnë  zgjidhje të imponuar në dialog me Kosovën, transmeton Insajderi.

Ai ka  deklaruar se Rusia për dekada është mbrojtësi më i madh i Serbisë në skemën ndërkombëtare.

 “Rusia, ashtu si Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova dhe Metohija është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada,” ka shtuar Daçiq,  raporton media serbe ‘Tanjug’.

Daçiq, ka thënë se nuk pranojnë që të hekin dorë nga Kosova në këmbim të hapjes së rrugës për në Bashkimin Evropian.

“Ata na thonë – hiqni dorë nga Kosova dhe Metohija dhe rruga për në BE është e hapur për ju. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në Bashkim, po punojmë shumë për këtë dhe nuk e ndryshojmë atë qëllim, por ne nuk e pranojmë që Pengesat do të vihen para nesh që nuk janë vendosur kurrë para askujt, dhe as nuk mund të pritet një gjë e tillë si njohja e shkëputjes së paligjshme nga ndonjë shtet sovran”,  ka theksuar Daçiq./Insajderi.com