Daçiq kundër pjesëmarrjes së Ahtisaarit dhe Albright në dialog

Daçiq kundër pjesëmarrjes së Ahtisaarit dhe Albright në dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë që kur është fjala për Kosovën Serbia e dëshiron një zgjidhje paqësore për të gjitha problemet, por duke e përsëritur që Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Daçiq kur është pyetur se kur pritet të vazhdojë dialogu me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Serbia ka kërkuar vazhdimin e tij por që shqiptarët nuk kanë pranuar, njofton Insajderi.

“Tani qeveria atje ka rënë, dhe zgjedhjet janë afër, por pyetja është se kur do të rifillojë dialogu. Vuçiq i ka thënë edhe BE-së se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që është e mundur dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug.

Daçiq ka komentuar edhe raportimet e medieve serbe të cilat kishin raportuar se në dialogun Kosovë- Serbi do të përfshihet Madeleine Albright dhe Marti Ahtisaarit, Daçiq, ai ka thënë se kjo do të ishte e pakuptimtë.

“Ahsitsari dhe Albright në dialog? Kjo është me të vërtetë e pakuptimtë dhe nuk e di se çfarë do të ndihmonin ata. Plani i Ahtisarit nuk është pranuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB, dhe Kosova ka një mesazh të qartë që nuk do të konsiderohet kurrë që të bëhet anëtare e organizatave të huaja pa pëlqimin e Serbisë”, shtoi ministri serb.

Ai ka akuzuar Albright, Holbrooke dhe Walker se ideja për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” është projekt i tyre.

“Albright, Holbrooke dhe Walker, nuk janë këshilltarë, ata ishin bosët e Kosovës, dhe kjo pozitë e tyre vazhdon ende. Kosova e pavarur dhe Shqipëria e Madhe, është tregimi i tyre dhe projekt i tyre”, ka thënë Daçiq.

Në lidhje me William Walker pos tjerash Daçiq ka thënë që duket të hulumtohet të gjitha mundësitë ligjore që të merren masa kundër tij, sepse sipas tij bombardimet ndaj Serbisë ishin ilegale dhe agresion për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka marrë ende masa.

“Ne duhet të shikojmë nëse është e mundur të merren masa para gjyqeve ndërkombëtare ose kombëtare të disa shteteve, në mënyrë që të mënjanojmë mundësinë që kjo ishte gjykim nga ana e Serbisë”, përfundoi Daçiq. /Insajderi.com