Daçiq: Mungesa e reagimit në paralajmërimet e Shqipërisë, kulmi i dyfytyrësisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar se mungesa e reagimit të komunitetit ndërkombëtarë në paralajmërimet e Tiranës se do të bënë marrëveshje me Kosovën për shpenzime të përbashkëta për lobim për njohje të pavarësisë së Kosovës, “tregon kulmin e dyfytyrësisë”.

Daçiq: Mungesa e reagimit në paralajmërimet e Shqipërisë, kulmi i dyfytyrësisë

“Ky është kulmi i dyfytyrësisë  së komunitetit ndërkombëtarë, dhe tregues i qartë se atyre në të vërtetë po pengon ajo që numri i vendeve që po tërheqin njohjen e Kosovës po rritet, si dhe tani numri i atyre që e njohin Kosovën ka rënë në më pak se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Ivica Daçiq./Insajderi.com.