Daçiq ndan mendimin me Vuçiqin: Heqja e pjesshme e taksës, lojë e Kurtit

Daçiq ndan mendimin me Vuçiqin: Heqja e pjesshme e taksës, lojë e Kurtit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka të nëjtin mendim si të presidentit Vuçiq, mbi heqjen e pjesshme të taksës nga Kosova.

Ai tha se kjo është “vetëm një lojë manovruese brenda politikës së Albin Kurtit”.

Daçiq në një prononcim për Prva TV tha se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.

Ai gjithashtu përsëriti fjalët e Vuçiqit se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës.

Ndërkaq, sot Vuçiq tha se BE-ja po e sheh si aleat Kurtin, prandaj kishte edhe reagimin më të shpejtë për ta mbështetur vendimin e tij për heqjen e taksës. Më herët ai ka thënë se pajtohet me deklaratat e amerikanit Richard Grenell, i cili doli kundër “masave gjysmake” të kryeministrit kosovar dhe tha se ky vendim ishte i gabuar.