qëndron mbrapa një “non p" />

Daçiq nuk e përjashton mundësinë se Eichhorst është autore e “non paper”

Daçiq nuk e përjashton mundësinë se Eichhorst është autore e “non paper”

Mediat serbe raportuan të enjten se diplomatja, Angelina Eichhorst, qëndron mbrapa një “non paperi” që i atribuohet Gjermanisë dhe Frnacës. Emrin e diplomates holandeze nuk e përjashton as kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq.

“Për shkak të qëndrimit të palëkundur për mosnjohjen e Kosovës, Serbia ishte e ekspozuar ndaj letrave të ndryshme”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

Kryetari i Kuvendit serb përmendi atë se diplomatja ka qenë për vite pjesë e dialogut të Brukselit Kosovë-Serbi.

Në “non-paper” e publikuar të hënën thuhet se “do të krijohet një zonë autonome në Kosovë, si dhe do të mundësohet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Franca dhe Gjermania kanë mohuar kategorikisht që qëndrojnë mbrapa një “non-paper të tillë.

Ndërsa, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, akuzon Beogradin që qëndron mbrapa këtyre “non papers”. /Insajderi.com