Daçiq: Nuk është kompromis që Serbia ta njeh Kosovën në gjithë territorin e saj

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “zgjidhja e kompromisit të marrëdhënieve me Kosovën nuk mund të nënkuptojë që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovë në gjithë territorin e saj”.

Daçiq: Nuk është kompromis që Serbia ta njeh Kosovën në gjithë territorin e saj

“Ne tani e kemi me rëndësi kyçe të gjejmë një zgjidhje kompromisi, Kjo zgjidhje nuk mund të bëhet me imponim që Serbia duhet ta njeh Kosovën si shtet të pavarur në gjithë territorin e saj. Ky nuk mund të jetë kompromis”, ka thënë Daçiq në një konferencë për gazetarë me shefen e diplomacisë norvegjeze Ine Marie Eriksen Soreide.

Ministri serb ka thënë se “Serbia nuk paraqet asnjë pengesë për vazhdimin e dialogut, vetëm se kërkon që të hiqen taksat, në mënyrë që Serbia të pranojë të vazhdojë dialogu”.

Daçiq ka thënë se nuk është reale që të kyçen vetëm SHBA në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës të cilin po e udhëheq Bashkimi Evropian.

“Për momentin nuk ka asnjë paralajmërim për ndryshimin e formatit dhe nuk është paraparë kyçja e vendeve tjera në dialog”. Vështirë se munden vetëm SHBA të kyçen, e jo edhe ndokush tjetër, kjo nuk është reale”, ka pretenduar Daçiq./Insajderi.com.