
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se “nuk do të lejojmë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë e Metohi”.
Këtë deklaratë ai e ka bërë derisa ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovë për targat e përkohshme të veturave.
Vendimin për reciprocitet e ka quajtur “shkelje të marrëveshjeve të Brukselit”.
Ai në një intervistë për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, sipas tij, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende.