Daçiq: Nuk lejojmë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë

Daçiq: Nuk lejojmë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se “nuk do të lejojmë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë e Metohi”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë derisa ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovë për targat e përkohshme të veturave.

Vendimin për reciprocitet e ka quajtur “shkelje të marrëveshjeve të Brukselit”.

Ai në një intervistë për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, sipas tij, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë veturë nga Serbia të futet të territorin e saj pa targa të përkohshme RKS. Ky vendim është marrë si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila për vite me radhë vepron njëjtë me veturat e Kosovës./Insajderi.com