Daçiq: Pacolli dha 500 mijë dollarë për ta blerë njohjen e shtetit afrikan

Daçiq: Pacolli dha 500 mijë dollarë për ta blerë njohjen e shtetit afrikan

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se minstri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte dashur të blente njohjen e pavarësisë nga Kongo, me një shumë të hollash prej 500 mijë dollarëve, shkruan ‘Novosti’. Ai thotë se Pacolli e kishte dërguar njeriun e tij në shtetin afrikan, ndërkohë në Prishtinë paralajmëronte njohjen e shpejtë nga Kongo.

Gazeta e Beogradit përkujton se Pacolli në fillim të majit kishte paralajmëruar se Kongo do ta njihte së shpejti Kosovën, porse “në Beograd kishte arritur shumë shpejt nota e Ambasadës së Kongos se me të cilën ishte përgënjeshtruat paralajmërimi” .

Konfirmimin tjetër se Kongoja nuk do ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, Daçiq gjoja e ka marrë nga presidenti i këtij vendi Félix Tshisekedi me të cilin është takuar.

Sipas fjalëve të Daçiqit, ai gjatë dhjetë ditëve të shkuara kishte vizituar shtatë shtete të Afrikës, ndërsa, ka thënë ai, Kongoja nuk është vendi i vetëm ku Pacolli ka emisarët e vet

Pas bisedave që ka pasur në Tanzani, Togo, Ganë e Svazilend, shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, Daçiqi ka thënë se beson se këto shtete, të paktën, do të jenë të përmbajtura gjatë votimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO e Interpol.

Daçiq ka paralajmëruar se do të vazhdojë me lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës pavarësisht j presioneve që ka për t’i ndërprerë këto aktivitete.