Daçiq: Qëllimi i Prishtinës është që të okupojë veriun

Daçiq: Qëllimi i Prishtinës është që të okupojë veriun

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se qëllimi i Prishtinës është që të “okupojë” veriun, përcjell Insajderi.com.

Sipas tij, nëse kjo ndodh, Kosova do të bëjë spastrim etnik të serbëve nga veriu i vendit, raporton Kosovo Online.

“Ne e dimë qëllimin e Prishtinës që është okupimi i veriut. Nëse ata e okupojnë veriun, asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për ta, sepse do të bëjnë spastrim etnik të serbëve nga veriu. Praktikisht serbë nuk do të ketë në veri dhe kështu problemi për ta do të zgjidhet”, tha ai.

Tutje, ai tha se Beogradi është i gatshëm që çdo herë të marrin pjesë në dialog me Kosovën.

“Ne nuk do të jemi ata që do t’i shkelim marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithmonë do të marrim pjesë në dialog”, ka thënë ai, raporton Kosovo-online.

Që nga 20 shtatori, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, duke bërë kështu që çdo veturë që hyn t’i zëvendësoj targat me ato të Kosovës, të cilat janë të përkohshme dhe vlejnë 60 ditë.

Të pakënaqur për këtë, serbët që jetojnën ë komunat vetiore të Kosovës, kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Për të mbikëqyrur situatën, që nga vendosja e kësaj mase, në këto pika kufitare janë vendosur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët shumë herë edhe janë provokuar nga protestuesit.

Po ashtu, gjatë ditëve të fundit janë parë edhe disa aeroplanë ushtarak serbë të cilët po patrullonin mbi këto pika kufitare./Insajderi.com