Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Bashkimi Evropian pret nga Serbia një pozitë më të balancuar dhe që të kontribuojë në rritjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Duke iu referuar një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Federica Mogherini, pas një turi në rajon ku tha se situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, Daçiq iu kundërpërgjigj asaj me: “Mirëmëngjesi!”.
Këtë përgjigje për Mogherinin, Daçiq e ka dhënë pasi deklaroi se zyrtarët e BE-së nuk janë të informuar për gjendjen në rajon, dhe se ata mbyllin sytë kur problemet ndodhin.
“Nuk ka pasur nevojë që puna të vijë deri këtu. Ne kërkojmë nga Brukseli që të reagojë në këto situata për cdo javë, mirëpo Brukseli i mbyllë sytë para këtyre problemeve dhe ka një konspiracion në qetësi. Është normale që ata befasohen kur vijnë [në Ballkanin Perëndimor]”, ka thë Daçiq të martën, pas një takimi që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Eritresë, Osman Saleh.
Daçiq tha se stabiliteti i Qeverisë së Serbisë do të rritet pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan mediumi serb N1 Info.
Daçiq foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, çështje për të cilën tha se bie në kundërshtim me rezolutën 1244. /Insajderi.com