Daçiq: Siguria do të rritej nëse Rusia krijon kamp ushtarak në Kosovë

Daçiq: Siguria do të rritej nëse Rusia krijon kamp ushtarak në Kosovë

“Siguria në rajon sigurisht do të rritet nëse Rusia krijon një kamp ushtarak në Kosovë ose nëse Serbia hap një kamp të tillë në Republika Sërpska”.

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Ndërsa, lidhur me raportimet se “Kroacia pretendon të hap një kamp ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe”, ai tha se kjo nuk e rritë sigurinë, por cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon./Insajderi.com