Daçiq thotë se në Uashington do të flitet kryesisht për ekonominë

“Temat kryesore do të jenë për ekonominë”, ka deklaruar Daçiq për televizionin serb Prva, njofton Insajderi.

Daçiq thotë se në Uashington do të flitet kryesisht për ekonominë

Në Kosovë zyrtarët shtetërorë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, vazhdojnë të thonë se çfarëdo dialogu me Serbinë fillohet me synimin përfundimtar për njohje reciproke, por në Serbi për takimet dypalëshe kanë tjetër narracion.

I fundit është ministri aktual i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili edhe një herë tjetër ka thënë se bisedimet në Shtëpinë e Bardhë që pritet të fillojnë me dy shtator nën ndërmjetësimin e emisarit Richard Grenell, do të jenë vetëm për ekonominë.

“Temat kryesore do të jenë për ekonominë”, ka deklaruar Daçiq për televizionin serb Prva, njofton Insajderi.

Ai deklaroi se kështu e ka dëgjuar të thotë edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që prezenca amerikane “lidhet kryesisht me çështje ekonomike dhe lidhjen e marrëveshjeve me bazë ekonomike”.

Ditën e djeshme me anë të një statusi në Twitter, Richard Grenell, njoftoi se është caktuar data e takimit – pasi termini i parë nuk u realizua për shkak të anulimit të udhëtimit nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, meqë pranoi aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Në Kosovë është mirëpritur kjo thirrje amerikane nga shumica e liderëve.

I vetmi që e ka dyshuar qëllimin e takimit të dy shtatorit, është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ish-kryeministri ka vënë në diskutimi njohuritë e Grenell për historinë e Ballkanit, çka sipas tij po ia determinon edhe qasjen jo të duhur që e ka në raport me dy vendet – Kosovën e Serbinë./Insajderi.com