Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar të hënën se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton Insajderi.
Daçiq ka shtuar nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë ta sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Srna.
Deklarata të tilla nga Daçiq janë bërë të vazhdueshme.
Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./Insajderi.com