
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, pritet të finalizohen sot, njofton Insajderi.
Kështu ka kryediplomati serb për Prva TV, i cili shtoi se prania e presidentit amerikan, Donald Trump, në nënshkrimin e dokumentit ekonomik do të ishte një garanci.
“U përfol se do të ishte Nënpresidenti Pence ose Presidenti Trump … Nëse është e suksesshme, Trump sigurisht që do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes,” tha Daçiq për Prva TV, transmeton Insajderi.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:00 me orë lokale, që në Kosovë i bie të zhvillohet takimi në ora 17:00. /Insajderi.com