Daçiq thotë se Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Daçiq thotë se Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjatë ditëve në vijim, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova, transmeton Insajderi.

Në seancën e sotme të parlamentit serb, Daçiq tha se do të ndihmojnë Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij, ”kjo gjykatë është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi”.

”Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiq, shkruan ‘rs.1info’.

Daçiq deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”. /Insajderi.com