Daçiq vazhdon lobimin kundër shtetësisë së Kosovës

Daçiq vazhdon lobimin kundër shtetësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po e vazhdon fushatën e tij agresive kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës. Ai këto ditë ka vizituar vendet e Amerikës Latine, Argjentinë, Uruguain, Paraguain, Guatemalën e Nikaraguan, duke thënë se ka siguruar ‘zëra të sigurt’, kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

“Si politikanë ata janë të sigurt, ata janë miqtë tanë dhe jam i kënaqur me rezultatet e kësaj vizite”, ka thënë Dacic, shkruan ‘telegraf.rs’.

Dacic ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol do të diskutohet në fund të këtij viti, në Konferencën që do të mbahen në KIl, dhe deri atëherë Serbia duhet të sigurojë votat.

“Unë kam folur me shumë vende që e kanë njohur Kosovës, për të rishqyrtuar vendimin e tyre kur votimi të ndodh”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka ftuar presidentin e ri të Kubës, Miguel Dias Canel që të vizitojë Serbinë.

Asociacioni i Shteteve të Karaibe përbehet prej 25 shteteve anëtare, dhe është një rajon në Amerikën Qendrore dhe Jugore