Daçiq vazhdon polemikat me Haradinajn, tash e quan budalla

Daçiq vazhdon polemikat me Haradinajn, tash e quan budalla

Zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, të shtunën në Novi Sad ka thënë që “tani e shohin se cili është në fakt koncepti i Shqipërisë së Madhe që ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke e folur”.

Sipas tij, “Shqipëria e Madhe nuk përfshinë vetëm bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Daçiqit dha këto deklarata derisa komentoj deklaratën e Haradinajt që Serbia duhet ta “fshijë” Kosovën nga kushtetuta e saj, ose një e treta e territorit të saj “ti shtohet Kosovës”.

“Haradinaj ka qëlluar të jetë mjaft budalla të flasë për këtë koncept haptas, përderisa të gjithë ata (shqiptarët v.j) e mendojnë në mënyrë sekrete, dhe punojnë në këtë drejtim në mënyrë sekrete. Sidoqoftë, e falënderoj atë që e ka thënë këtë, kështu që e tërë bota mund ta shohë konceptin e tyre”, u ka thënë Daçiq reporterëve, sipas mediumit BETA.

Përveç kësaj ai ka thënë që kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka kryer punën e tij duke punuar në krijimin e një shteti shqiptar në territorin e Serbisë.

Ministri serb më pas ka kritikuar “gjithë botën” që po rrinë të heshtur kur vjen puna për këto gjëra, dhe “të shurdhër dhe budallenj kur ka të bëjë me Serbinë”.

Ministri i jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Çrnadak, po qëndronte anash Daçiqit kur ky e pyeti atë, “Çka do të ndodhte nëse Serbia do të kishte thënë diçka të ngjashme në kontekst për Bosnjën dhe Hercegovinën?”

“Do ta këshilloja Haradinajn të mbajë (“shkurtojë”) gjuhën e tij, sepse viktimave të tij… ai jo vetëm që u ka shkurtuar gjuhët, por edhe i ka vrarë. Përderisa, siç keni dëgjuar, mënyra e vetme për të ta shohë Nishin është nga burgu”, ka shtuar Daçiq.

Këtu ai iu referua deklaratës së ministrit të brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, i cili pati thënë që Haradinaj mund ta shohë Nishin – qytet në jug të Serbisë i cili paraqitet në retorikën e zgjerimit të Shqipërisë së Madhe – “vetëm nga burgu i distriktit të Nishit”.

Daçiq ka thënë që diplomatëve serb iu janë dhënë instruksione të flasin për këtë gjithkund, “pa hezitim dhe pa mëshirë”.

Fjalët për Kushtetutën e Serbisë, Nishin, Shqipërinë e Madhe, dhe territorin po ndodhin “sepse gjërat nuk po shkojnë momentalisht mirë për Shqiptarët”.

“Serbia është e qetë kur vjen puna te këto deklarata, jo se është e dobët, por sepse është e fortë”, ka thënë ai.

“Nuk reagon ndaj secilës mushkonjë që të kafshon, por kur reagon, ai është fundi. Dhe kjo është pse unë i nxis ata që ta kthjellin mendjen”, ka përfunduar Daçiq.