Daçiq: Vetëm Serbia po kujdeset për dialogun dhe suksesin e tij

Daçiq: Vetëm Serbia po kujdeset për dialogun dhe suksesin e tij

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se është vetëm Serbia ajo e cila po kujdeset për dialogun me Kosovën dhe suksesin e tij, ndërsa është pala tjetër ajo që vetëm i ka shtyrë negociatat, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për “NeëEurope”, ku shtoi se vendi i tij “dëshiron që të gjejë një zgjidhje”.

“Ne kemi zhvilluar një dialog me Prishtinën për gati 10 vjet nën kujdesin e BE-së dhe ne po kërkojmë një zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë e cila do të ishte rezultat i një kompromisi dhe do të sillte paqen dhe stabilitetin afatgjatë”, tha ai.

“Ndonjëherë më duket se vetëm Serbia kujdeset për atë dialog dhe suksesin e tij. Ne kurrë nuk e kemi ndërprerë ose shtyrë atë. Kjo është bërë nga pala tjetër. Dialogu nuk u ndal kurrë për shkak të nesh”, shtoi më tej Daçiq.

Ai më tej thotë se nuk beson që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të pafuqishme “për të ndikuar në përmbushjen e detyrimit që ka marrë Kosova për tetë vjet”.

“Për shembull, pse Prishtina nuk e ka përmbushur detyrimin e vetëm që ka marrë për tetë vjet, për të formuar Komunitetin e Komunave Serbe? Unë nuk besoj se BE, SHBA dhe të tjerët janë aq të pafuqishëm sa nuk mund të ndikojnë në përmbushjen e këtij detyrimi të vetëm”, ka thënë ai. /Insajderi.com