
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic ka paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër Kosovës, në proceset integruese.
Daçiq ka thënë se Serbia është duke punuar me diplomacinë ndërkombëtare për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se Serbia me ndihmën e miqve do të i pamundësojnë Kosovës të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol.
Në një intervistë, Dacic ka thënë se përveç që do të angazhohen në mbrojtjen e “Kosovës e Metohisë”, Serbia ka edhe disa sfida tjera që e presin në 2018.
“Janë katër sfida që e presin Serbinë vitin tjetër. Marrëdhëniet me Rusinë, rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-të dhe politika e neutralitetit ushtarak”, ka thënë Dacic.