Daçiq: Zgjedhjet amerikane të rëndësishme për Serbinë në lidhje me Kosovën

Daçiq: Zgjedhjet amerikane të rëndësishme për Serbinë në lidhje me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë shumë të rëndësishme zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Serbinë.

Sipas Daçiqit qëndrimet e një administrate amerikane siç e quan ai “problemit të Kosovës” varet nga kush do të jetë president.

Ai në RTS tha se “Republikanët nuk i qasen problemit të Kosovës si çështje e mbaruar”, raporton Tanjug.

Muajin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në SHBA ku presidenti amerikan Donald Trump do ta ketë rival Joe Biden. /Insajderi.com