Është vetëm 21-vjeçare, por synimet për karrierën politike i ka të mëdha.
Kjo është Dafina Berisha.
Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova, që kandidon në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator të këtij viti, për të zënë vend në Parlamentin e Gjermanisë të njohur si Bundestag.
Dafina ka filluar të merret me politikë që në moshën 17-vjeçare.
Është anëtarësuar në Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Landin e Hamburgut në tetor të vitit 2017.
Socialdemokratët në Hamburg kanë 12 kandidatë në listë.
Dafina është e nënta.