Dafina Berisha, shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon për Bundestag

Dafina Berisha, shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon për Bundestag

Dafina Berisha, është shqiptarja e parë nga Kosova e cila do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator në Parlamentin e Gjermanisë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina!”./Insajderi.com