Daka: Jam bërë personi më i urryer në tri javët e fundit

Daka: Jam bërë personi më i urryer në tri javët e fundit

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë së është bërë personi më i urryer në Kosovë në tri javët e fundit, duke mos dashur të përmend emra, njofton Insajderi.

Ajo këto deklarata i ka bërë gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku pasur edhe një përplasje me anëtarin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Deri te përplasja erdhi pasi që Kurteshi kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora.

“Jam bërë personi më i urryer në tri javët e fundit nga disa personalitete të cilat nuk do t’i tregoja me emër. Që tri javë rresht emri im nuk zbret nga faqet e mediave”, ka thënë Daka.

Mospajtimet për këtë çështje kanë bërë që gjithë anëtarët e KQZ-së ta lëshojnë mbledhjen, me përjashtim të Kurteshit./Insajderi.com