Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vëmendje të veçantë në fazën e numërimit marrin edhe votat me kusht.
Ajo ka theksuar se mund të ketë raste ku votat me kusht mund të jenë të dyfishta, njofton Klan Kosova.
Daka ka pohuar se “Zona B” se të gjitha ato vota identifikohen në fund.
“Listat skanohen dhe vërtetohen. Vota me kusht anulohet në rast se del që dikush ka votuar dy herë, dhe rasti shkon në prokurori”.
“Kemi pasur një supremen që ka votuar dhjetë herë”, ka shtuar ajo më tej.
Më tej ka thënë se në Qendrën e Numërimit është duke u punuar pa ndalur, madje e ka bërë krahasimin me punën më minierë.
“Do të mundohemi me të gjithë forcat që t’i kryejmë procedurat”.
“Sot isha përsëri në QNR dhe shoh se atje punohet pa ndërprerë, si në minierë”, ka thënë ajo.
“Kam bindjen që do të kemi shumë më pas kuti për rinumërim. Askush nuk është më i lumtur se ne kur i heqim qafe rezultatet”, ka përfunduar ajo.