Daka lë në gjysmë mbledhjen: “S’mund të vazhdojë derisa Kurteshi të sillet si njeri normal”

Daka lë në gjysmë mbledhjen: “S’mund të vazhdojë derisa Kurteshi të sillet si njeri normal”

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e ka lënë në gjysmë mbledhjen e sotme të KQZ-së, njofton Insajderi.

Përmbylljen në mes të mbledhjes e shkaktoi përplasja në mes anëtarve të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, Ali Dema dhe kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka.

Kryetarja e KQZ-së mbylli mbledhjen duke i kërkuar Kurteshit ta ulë zërin dhe të mos bërtas.

“Konsideroj që kjo mbledhje nuk mundet me vazhdu. Në momentin që Sami Kurteshi do të fillojë të sillet si njeri normal edhe njeri i kulturum, mundet me vazhdu mbledhja”, tha Daka. /Insajderi.com