Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë nëse nuk do të jetë ankesa më nga kandidatët për deputetë të partive dhe koalicioneve, atëherë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do shpallen nesër.
Por, Daka, ka thënë se stërzgjatja e madhe ka ndodhur edhe për shkak të sistemit të komplikuar, por më shumë për shkak të ankesave të kandidatëve për deputetë.
“Ne kemi një sistem të komplikuar zgjedhor, kemi një zonë zgjedhore, lista të hapura, vota me kusht, vota nga diaspora dhe të gjitha këto e vonojnë procesin, prandaj ky sistem zgjatet dhe stërzgjatet”, ka thënë Daka.
“Megjithatë, ne nuk e kemi pritur të shkojë kaq gjatë. I shpallëm rezultate preliminare në afat rekord, por për shkak të ankesave dhe lojës ping-pong PZAP dhe Gjykata Supreme u zgjatë procesi shumë”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Daka ka thënë se nëse përsëri ka ankesa atëherë certifikimi i rezultateve do të bahet në fundin e javës së ardhshme.
“PZAP na ka obliguar që të rinumërojmë një numër të madh të kutive, po ashtu. Por, nëse nuk ka ankesa atëherë nesër mund t’i shpallim rezultatet përfundimtare”.
“Nëse ka ankesa mund të shkojë deri ka fundi i javës tjetër për t’u certifikuar rezultate, nëse vendos të ankohet Vebi Imeri kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet atëherë përsëri ankesa e tij duhet të shikohet dhe vonohet procesi”, ka thënë ajo.