Daka pas përplasjeve në KQZ: Jemi kthyer në serialin Kasandra

Daka pas përplasjeve në KQZ: Jemi kthyer në serialin Kasandra

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish është zhvilluar me përplasje mes anëtarëve të Vetëvendosjes dhe kryetares së komisionit, Valdete Daka, transmeton Insajderi.

Kjo e fundit tha se ky institucion është shndërruar në serialin “Kasandra”.

“Faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Çdo mbledhje e kthyer në teatër. Jemi kthyer në serialin Kasandra, s’e di cili episod jemi. Ne mund të vazhdojmë të gjitha çështjet ligjore. E gjithë fushata juaj kundër meje është kthyer në personale sepse po iu pengon Valdete Daka”, ka thënë ajo.

Ndërsa, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se ky institucion më nuk është makinë votimi, duke shtuar se Daka ka marrë vendime e vetme.

“Ju zonja kryesuese e keni mopolizuar këtë institucion. Keni marrë vendime e keni shkruar letra që nuk i ka miratuar KQZ-ja”, është shprehur Kurteshi./Insajderi.com