Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit

Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora, njofton Insajderi.

Daka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të thirren në telefon të gjithë ata që aplikojnë për të votuar, nuk përbën shkelje dhe është verifikim që e kanë bërë në vazhdimësi.

“KQZ-ja duke marr parasysh që vota nga diaspora është lehtë e cenueshme dhe shumë lehtë e manipulueshme ka marr një vendim me të cilin do të bëjë verifikimin e të gjitha votave të cilat vinë nga diaspora, respektivisht do të bëhet verifikimi i identiteti të aplikuesve dhe do të vlerësojmë se a janë ata aplikues për regjistrim si votues jashtë Kosovës me të vërtet votuesit të cilët kanë të drejtë ligjore që të votojnë apo është duke votuar dikush në emër të tyre”.

Verifikimi në këtë formë tha ajo se po bëhet për të eliminuar çdo manipulim të mundshëm./Insajderi.com