Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se sistemi zgjedhor në vend ka nevojë për reformë, transmeton Insajderi.
Sipas saj duhet të qartësohen shumë çështje në mesin e tyre edhe votat jashtë Kosovës, ndërsa çështjet teknike duhet që të evitohen tha ajo, në mënyrë që mos të përsëriten problemet e njëjta ditën e zgjedhjeve.
“Po tashmë është evidente se duhet të kemi një reformë zgjedhore. Ka shumë çështje të cilat duhet të ndryshohen, ka çështje të cilat duhet të qartësohen e në mesin e tyre ka qenë edhe vota jashtë Kosovës, vota nga diaspora, mënyra se si ata votojnë”, ka thënë Daka, raporton EO.
“Afatet kohore të gjitha këto pra përveç shumë çështjeve tjera teknike të cilat duhet të rregullohen me ligjin mbi zgjedhjet, pastaj zgjedhja e krye shefit e cila tashmë na është bërë një barrë për shkak që disa herë kemi probleme lidhur me këto përzgjedhje, çështjet teknike të cilat kanë direkt implikim në ditën e zgjedhjeve”.
Më tej, Daka njoftoi se KQZ-së i është zvogëluar buxheti për vitin 2021.
“Po në fakt neve na është zvogëluar buxheti, sikur të gjitha institucioneve, dhe meqenëse, në vitin e ardhshëm i kemi vit zgjedhor, pra i kemi zgjedhjet e rregullta lokale, do të shohim se sa do të ketë ndikim. Ende nuk mundemi me dhanë një konstatim”, u shpreh ajo. /Insajderi.com