Daka: Të gjitha Qendrat e Votimit janë hapur me kohë

Daka: Të gjitha Qendrat e Votimit janë hapur me kohë

Kryetarja e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur se të gjitha Qendrat e Votimit në Kosovë janë hapur me kohë.

“Në bazë të të dhënave të dërguara nga komisionet komunale dhe nga qendrat e votimit nga të gjitha Qendrat e Votimit, në orën 7 janë hapur me rregull të gjitha Qendrat e Votimit dhe vendvotimet”, ka thënë Daka gjatë konferencës së parë për sot.

Po ashtu, ajo ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Në emër të KQZ-së dua t’ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë sot”, ka shtuar ajo.

Daka u bëri thirrje edhe komisionerëve që të jenë në nivel detyre dhe ta respektojnë ligjin.

“Po ashtu i ftoj të gjithë konisionerët të t’i respektojnë rregullat e KQZ-së, Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare”, ka përfunduar Daka.

Konferenca e radhës së KQZ-së do të jetë në orën 11:30, në të cilën pritet të dilet me të dhënat për daljen e qytetarëve në zgjedhje deri në atë kohë./Insajderi.com