Daka tregon pse KQZ-ja e lejoi Etem Arifajn të kandidojë për deputet

Daka tregon pse KQZ-ja e lejoi Etem Arifajn të kandidojë për deputet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është arsyetar lidhur me certifikimin e votës së deputetit nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, shkruan Insajderi.

Në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit në fjalë, Daka ka sqaruar procedurën e aplikimit të kandidatëve për deputetë.

“Subjektet politike që kanë aplikuar duhet dorëzuar nga kryesuesi i partisë formularin e certifikimit të kandidatit, si dhe atë financiar. Secili e konfirmon që ai i përmbush të gjitha kriteret për ta mbajtur një post, që nuk ia ndërpret veprimtarinë atij më tej. Zyra për certifikim më 6 shtator 2019 ka marrë kërkesën e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ku kandidat për deputet ishte Etem Arifi. Z. Arifi ka ofruar një formular, ku kandidati deklaron se kandidatura e tij është në përputhje të plotë me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë ajo./Insajderi.com