Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve, njofton Insajderi.
Ajo siguroi qytetarët se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.
Daka shtoi se organizimi i zgjedhjeve nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Mes sfidave të shumta përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër KQZ është duke u përkushtuar në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Dua t’i garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor se KQZ mbetet e përkushtuar për organizim e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, u shpreh Daka.
Daka u bëri sërish thirrje subjekteve politike dhe të gjithë akterëve tjerë që janë pjesëmarrës në këtë proces zgjedhor që t’i përmbahen Kushtetutës dhe Ligjit në fuqi për zgjedhjet e përgjithshme.
Këto komente Daka i bëri një konferencë për media të mbajtur në mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve./Insajderi.com