Dalin nga koma dy të lënduarit që po trajtohen në Austri nga shpërthimi në Ferizaj

Dalin nga koma dy të lënduarit që po trajtohen në Austri nga shpërthimi në Ferizaj

Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, të cilët po trajtohen në Austri kanë dalë nga koma, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari Labinot Tahiri.

Ai njoftoi se dy të lënduarit Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, po trajtohen shumë mirë.

“Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mire”, ka shkruar ai. /Insajderi.com